Për kapitenin e kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, triumfi 3-0 ndaj Çekisë ishte sepse tani “kuqezinjtë” luajnë si një ekip i vërtetë dhe këtë gjë mbrotësi i Atalantës theksoi e kanë falë trajnerit Sylvinho.
“Vetëbesimi është një nga gjërat më të rëndësishme, që të dalësh në fushë dhe ta shohësh kundërshtarin në sy dhe të thuash sot do fitojë unë.
Ne e kemi dhe sigurisht që kjo gjë të bën të fitosh. Borxh mua nuk më ka askush, borxh ndoshta i kam unë Shqipërisë dhe jo Shqipëria mua.
Sigurisht që u mërzita në 2016-tën që u largova nga Europiani, por punova më shumë dhe ja ku jemi sot” tha ai.