Autoritet italiane kanë vënë në pranga një italian dhe një shqiptar për posedim dhe shitje të drogës në zonën e Granzette.
Gjatë një operacioni antidrogë policia italiane vëzhgoi shkëmbimin e një sasie të madhe lënde narkotike pranë shtëpisë së njërit prej të arrestuarve.
Arrestimi i tyre u bë pas një tentative për t’u arratisur po policia arrit t’i kapte ata. Njërit prej trafikantëve iu gjet afërsisht gjysmë kilogrami kokainë dhe dy kilogramë të tjerë hashash, tjetrit iu gjet rreth një kg hashash.
Gjatë kontrollit në banesat e të arrestuarve u gjet material paketimi i drogës.