Një javë më parë Sali Berisha foli për destabilitet. Por çfarë do të thotë kjo? I pyetur sot nga gazetarët, ish-kryeministri u shpreh se është e domosdoshme dhe jetike një lëvizje mbarëpopullore kundër këtij regjimi që është totalisht monokraci.
“Unë jam dhe do jem në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë faktorët opozitarë. Kjo do të thotë se është e domosdoshme dhe jetike një lëvizje mbarëpopullore kundër këtij regjimi që është totalisht mobokraci.
Nuk e di a morët vesh ju që Luftar Hysa, që hyn dhe del në zyrat e Edi Ramës si në zyrat e tij, rezulton bos më kryesor i Sinaloas. Rezulton investitor në kazinotë më të mëdha të botës. Pra, faktikisht ky është vetëm njëri. Edi Rama me një mijë fije është i lidhur me krimin. Qytetarët do flasin. Qytetarët do flasin!
Ju e patë, nuk ka ndodhur kurrë në 32 vite, as me Ramiz Alinë që të shkojë një kryeministër në Nju Jork në Asamblenë dhe të mos kthehet dot me një fotografi. Absolutisht kurrë nuk ka ndodhur.
Edhe Ramizi kur shkoi, solli fotografi. Ajo fotoja e famshme që bëhet kur presidenti i SHBA shtron një pritje për të gjithë delegacionet dhe Edi Rama foto nuk kishte, kështu që nuk besoj se e ka fshehur foton me presidentin dhe Zonjën e Parë të SHBA” tha ai.
Berisha i prerë: Unë po rikthehem si kombëtarja! Në 2025-ën fitoj zgjedhjet