Festa e kombëtares kuqezi dhe tifozëve ka vazhduar deri në orët e para të ditës së sotme pas triumfit të mbrëmjes së djeshme me Çekinë që thuajse i kualifikon në “Euro2024”. Nuk kishte më mirë se ta nisje këtë mëngjes me magjinë kuqezi. Dhe kështu ka bërë kryeministri.
“Me këtë pamje që s’e kemi parë kurrë dhe me një falënderim të madh për ata të cilët e krijuan, djemtë e mrekullueshëm të kësaj Kombëtareje, trajnerin e tyre të jashtëzakonshëm dhe ndihmësit e tij fantastikë, e padiskutim supertifozët kuqezinj që janë lojtari 12 i skuadrës sonë, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama që poston tabelën me renditjen e grupit ku kuqezinjtë janë në krye.