-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shisnin drogë në shkollat ku studionin, në pranga dy adoleshentë në Shkodër

Kryesoret

Policia e Shkodrës ka arrestuar në kuadër të operacionit policor “Tempulli” një 16-vjeçar me inicialet E. H., dhe një 17-vjeçar me inicialet G. Dh., pasi u shisnin kanabis dhe kokainë, bashkëmoshatarëve të tyre, në dy shkolla ku ata vetë ishin nxënës.

Mësohet se pas aksionit të policisë janë sekuestruar 486 gramë kanabis, dhjetëra doza kokaine dhe kanabisi, si dhe një armë e ftohtë thikë.

Ndërkohë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara, për të identifikuar, kapur dhe arrestuar personin që furnizonte adoleshentët, me lëndë narkotike, për t’ia shitur bashkëmoshatarëve të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit