-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alarmi i OKB-së: Lejoni ndihmat! Gaza po “mbytet”

Kryesoret

Ekziston një “nevojë urgjente” për një armëpushim për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza, sipas Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut. “Ka pasur përpjekje shumë të mëdha diplomatike për ta bërë këtë.

Sekretari i Përgjithshëm është vazhdimisht në lidhje me të gjitha palët që janë të përfshira, dhe shumë shtete të tjera anëtare po ushtrojnë gjithashtu presionin që munden.

Ne kemi nevojë për sigurinë për ndihmën, dërgesat të jenë në gjendje të arrijnë”, tha zëdhënësja e UNHRO Ravina Shamdasani për CNN të hënën.

Gaza po përballet me një krizë kritike humanitare, me mungesë të ujit, energjisë elektrike, ushqimit, karburantit dhe ilaçeve. “Ne kemi parë spitale që janë detyruar të evakuohen.

Mjekët këmbëngulin se ata do të qëndrojnë me pacientët, ku kishe të pamundur zgjedhjen nëse do të braktisje pacientët apo të qëndrosh me ta dhe të rrezikosh vdekjen.

Qasja në ujë, qasja në ushqim, evakuimi i detyruar i qindra mijëra njerëzve në Gazën jugore ka krijuar një situatë shumë, shumë të vështirë humanitare edhe në Gazën jugore”, tha Shamdasani. Ajo tha se ka një sasi të konsiderueshme ndihme që presin në kufi për të hyrë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit