-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bojkotimi i fotos familjare, Serbia: Gënjeshtra, Bernabiç mori pjesë

Kryesoret

Qeveria e Serbisë për mes një reagimi ka dashur të hedhë poshtë “gënjeshtrat” se kryeministrja serbe, Ana Bernabiç nuk ka marrë pjesë në foton familjare me liderët në samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë.

Në reagimin e tyre ata kanë bërë të ditur se janë të detyruar të mohojnë shkrimet se Bernabiç ka refuzuar të fotografohet me liderë të tjerë gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë.

Kryeministrja serbe bojkotoi foton familjare në Tiranë

“Bernabic ka marrë pjesë në një fotosesion të përbashkët të të gjithë liderëve evropianë dhe rajonalë në Tiranë, siç mund ta shihni në fotot e bashkangjitura.

Me këtë Serbia edhe një herë tregoi se nuk ndjek politikë izolimi, por se është e orientuar drejt bashkëpunimit dhe zgjidhjes së të gjitha çështjeve të pazgjidhura përmes dialogut,” thuhet në reagim.

“Gënjeshtrat e tilla të publikuara në opinion dëmtojnë edhe reputacionin e Republikës së Serbisë dhe përfitojnë vetëm ata që nuk ia dëshirojnë të mirën vendin tonë,” thuhet në reagimin e qeverisë së Serbisë.

Ajo ç’ka duhet theksuar është se Kryeministrja serbe u bashkua me liderët e tjerë pasi u krye fotoja familjare dhe nisi shfaqja me këngë e valle.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit