-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet në veri, Vuçiç nga Kina: I mbështes serbët, por nuk jam pronar i jetëve të tyre

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç vendosi të mos ishte pjesë e samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë duke marrë pjesë në një takim në Kina. Ndërkohë në Tiranë u paraqit kryeministrja, Ana Bërnabiç.

Nga Kina Vuçiç ka folur për serbët e Kosovës duke thënë se e mbështet çdo vendim të tyre.

“Unë do të mbështes çdo vendim të serbëve të Kosovës, duhet të jeni me popullin tuaj kur është e vështirë, nuk po e detyroj askënd, por mendoj se rrethanat kanë ndryshuar dhe duhet të mendojnë për zgjedhjet”, tha Vuçiç.

“Nuk po i shtyj serbët në zgjedhje, s’po e detyroj askënd, as që mund ta bëj, nuk jam pronar i jetëve të tyre e as i të ardhmes së tyre,” shtoi ai.

Vuçiç shtoi se është e rëndësishme që Beogradi dhe Prishtina të bisedojnë dhe të zhvillojnë një dialog duke e akuzuar kryeministrin Kurti se nuk e ka dashur kurrë dialogun.

“Është e rëndësishme të flasim, të dialogojmë, edhe pse e dimë se nuk ka asgjë për të përfituar nga kjo, sepse Kurti nuk ka dashur asnjëherë dialog.

Ne duam dialog, duam formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, zbatimin e asaj që kemi rënë dakord, sidomos Marrëveshjen e Brukselit, e cila është nënshkruar gati 11 vjet më parë, kam frikë se nuk kemi bashkëbisedues për këtë, por edhe biseda më e keqe është më mirë se mos bisedë fare”, shtoi lideri serb.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit