Presidenti francez, Emmanuel Macron ka mbërritur në Tiranë në kuadër të samiti të Procesit të Berlinit.
Ndonëse më parë ishte njoftuar prania e tij në samit ditën e djeshme u njoftua se ai do të shtynte vizitën e tij në Shqipëri duke ardhur pasdite dhe jo paradite siç ishte planifikuar.
Pas ardhjes së Macron në Tiranë pritet që të mbahet një ceremoni pritjeje në orën 20:)0 në në Pallatin e Brigadave.
Mësohet se gjatë këtij takimi do të nderohet shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare. Macron do të dorëzojë dekoratën më të lartë të Republikës së Francës “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”.