-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Procesi i Berlinit, Kurti: I kërkova Bërnabiç të nënshkruajmë marrëveshjen, nuk pranoi

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka folur në lidhje me diskutimet e bëra ditën e sotme në kuadër të samiti të Procesit të Berlinit i cili u mbajt në Tiranë.

Kurti u shpreh se i ka kërkuar kryeministres serbe, Ana Bërnabiç nënshkruajnë marrëveshjen, por ajo nuk ka pranuar.

Ai më tej shtoi se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç është i zënë në Kinë.

“Është e rëndësishme që të mos ketë episode të tjera si ato në 24 shtator. Duhet të ketë sanksione për Serbinë dhe siguri për Kosovën. Është ditë e mirë sepse procesi i Berlinit e bën Ballkanin evropian.

Të gjitha shtetet duhet të anëtarësohen sa më parë.

Ne kemi marrëveshje me Serbinë, ajo e 27 shkurtit që ka njohjen de facto reciproke dhe ajo duhet të zbatohet.

Sot gjatë takimit të drekës unë kam kërkuar nga kryeministrja Brnabic që ta nënshkruajmë marrëveshjen bazike dhe aneksin e Ohrit.

Unë jam që të zbatohen ato tani që presidenti i Serbisë është i zënë në Kinë në takim me superfuqitë lindore. Unë kam thënë le të nënshkruajmë me kryeministren e Serbisë, por ajo nuk ishte e interesuar”, tha Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit