Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho në një konferencë për mediat para miqësores me Bullgarinë u pyet dhe sqaroi të vërtetën sipas versionit të tij në lidhje me largimin e Armando Brojës nga grumbullimi përpara ndeshjes me Çekinë.
Tekniku brazilian tha se sulmuesi kishte një shqetësim dhe për këtë arsye u largua. Sipas tij nuk ka asgjë tjetër.
“Ajo që ka ndodhur është shumë e thjeshtë, lojtari vjen nga një dëmtim i rëndë. 9 muaj jashtë fushës. U rikthye para pak javësh dhe luajti pak minuta te Çelësi. Pati disa probleme fizike. Ai bëri kontroll te Çelësi.
Kontrollet shkuan mirë. Këtu u stërvit por kishte një shqetësim. U ulëm, folëm me doktorin dhe Çelësin për dëmtimin e tij. Ishte e qartë se nuk ishte në gjendje për luajtur. Me klubin dhe lojtarin ramë dakord që të kthehej” tha ai.