-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Procesi i i Berlinit, Kurti: Nuk jetohet me frikë, Serbia po na kërcënon me pushtim

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë i pranishëm ditën e sotme në samitin e Procesit të Berlinit i cili po zhvillohet për herë të parë jashtë vendeve të BE-s, në Tiranë.

Gjatë këtij takimi ku ishin të pranishëm edhe homologët e tij nga vendet e Bashkimit Evropian dhe Ballkani Perëndimorë Kurti në fjalimin e tij u ndal në ngjarjet e fundit të regjistruara në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë efektivi, Afrim Bunjaku.

Kurti u shpreh se në këto dy vitet e fundit Serbia ka sjellë ushtrinë e saj në kufirin e Kosovës.

“Në një sulm terrorist kundër Kosovës më 24 shtator, një nga zyrtarët tanë policorë u vra, por autorët akoma enden të lirë në Serbi edhe pse publikisht e pranuan përfshirjen e tyre. Ky ishte një akt i ligë sponsorizuar nga Serbia, siç tregojnë provat e pakundërshtueshme.

Ne kemi konfiskuar mbi 5 milionë euro armatim të sofistikuar dhe municione të prodhuara në Kragujevc dhe Çaçak. Katër herë në dy vitet e fundit Serbia ka sjellë ushtrinë e saj në kufirin tonë”, ka thënë Kurti.

Më tej Kryeministri shtoi se qytetarët në Ballkanin Perëndimor sot nuk duhet të jetojnë nën frikën e një konflikti nesër, por të punojnë për një të ardhme së bashku.

“Qytetarët në Ballkanin Perëndimor sot nuk duhet të jetojnë nën frikën e konfliktit nesër, por të punojnë për një të ardhme së bashku.

Ne si udhëheqës të tyre kemi përgjegjësinë për të ndërtuar atë të ardhme të përbashkët. Dhe si udhëheqës ne duhet të përfshihemi në atë proces me mirëbesim,” shtoi ai.

Kurti më tej u shpreh se Kosova e përqafon “Planin me katër hapa” të rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor nga Presidenti i Komisionit Evropian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit