Mes emocionesh e lotësh është pritur në shtëpinë e tij ish luftëtari i UÇK-së Hysni Gucati pas lirimit të tij nga Haga.
E djali i tij Musli Gucati mes emocionesh tha se janë të gëzuar që babai i tij tashmë gjendet në Kosovë. Ndërsa thotë se mezi presin që të lirohen dhe ish luftëtarët e tjerë që po mbahen në Hagë.
“Në familje dhe shoqëri është një emocion i mirë, e kemi pritur të gjithë krahë hapur dhe mezi e kam pritur lirimin e tij. Mezi presim dhe lirimin e të tjerëve që po mbahet atje”, ka thënë ai.