-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Specialja liron nga burgu ish-kreun e veteranëve të UÇK-së

Kryesoret

Dhomat e Specializuara në Hagë njoftuan se kanë modifikuar dënimin ndaj ish-kreut të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, duke i mundësuar atij lirimin nga burgu, nën disa kushte.

Në maj të vitit 2022, Gucati së bashku me zëvendësin e tij në OVL-UÇK u dënuan me katër me katër vjet e gjysmë burim për akuzat për pengim të drejtësisë. Më pas Apeli ua ulin dënimet për tre muaj.

Që të dy u arrestuan më 5 shtator të vitit 2020 dhe që atëherë gjendeshin në mbajtje në Hagë.

Sipas njoftimit, kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, konstatoi se Gucati kishte reflektuar për veprimet e tij gjatë qëndrimit në objektin e paraburgimit në Hagë dhe “sjellja e tij kishte ndryshuar me kalimin e kohës”.

“Trendafilova vuri në dukje zotimin e vendosur të Gucatit se nuk do të përfshihej në veprime të tjera që mund të karakterizoheshin si vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe se do t’i përmbushë të gjithë kushtet e përcaktuara për lirimin e tij,” u tha në njoftim.

Dhomat e Specializuara thanë se nëse Gucati nuk përmbush cilindo prej këtyre kushteve, atëherë vendimi do të anulohet.

Po ashtu, Specialja njoftoi se po e shqyrton mundësinë që të modifikojë dënimin e Nasim Haradinajt dhe ta lirojë atë sikurse Gucatin.

“Sidoqoftë, Trendafilova theksoi se Haradinaj ka precedentë disiplinorë në njësinë e paraburgimit dhe megjithëse ai ka ndërmarrë disa hapa drejt rehabilitimit, ka ende vend për rehabilitim,” u tha në njoftim./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit