Ka përfunduar ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Bullgarisë në “Air Albania”. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-0 për kombëtaren e cila dhuroj gola dhe raste të mrekullueshëm.
Pas 40 minutash lojë kombëtarja shqiptare gjeti portën bullgare me golin e Laçit i cili shënoi pas një aksioni me kombinim të Mitajt me Uzunin nga e majta.
⚽️ | Albania 1-0 Bulgaria | Qazim Laci
pic.twitter.com/uMdrCuKPDR— Goal Foot (@goalfootHQ) October 17, 2023
Ishte minuta e 81 kur Muçi gjeti golin e dytë të ndeshjes duke dyfishuar rezultatin për kombëtaren.
Një super gol që shprehu talentin dhe klasin e Muçit solli shpërthimin edhe një herë të tifozëve.
Kjo është ndeshja e pestë radhazi ku Shqipëria po korr sukses dhe fitore. Tashmë kombëtaren e presin edhe dy ndeshje të tjera të cilat do ta dërgojnë në Berlin.