-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbi 150 kilogramë kanabis në Mirditë, vihen në pranga 5 persona (emrat)

Kryesoret

Policia e Lezhës ka vënë në pranga pesë persona pasi akuzohen për kultivim, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në fshatin Planet në Mirditë.

Sipas njoftimit të policisë, tre prej personave janë vëllezër. Nga ky operacion policia ka sekuestruar 158 kg kanabis, 14 mijë euro dhe 15 celularë

Gjithashtu, u asgjësuan 280 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që ishin kultivuar në fshatin Bulsharë, Mirditë.

Të arrestuarit mësohet se janë dy 29-vjeçarët Mirash Pima dhe Kristian Pima dhe 33-vjeçari Florian Pima të cilët janë vëllezër.

Të arrestuarit e tjerë janë 41-vjeçari Eduart Çoku dhe 24-vjeçari Fatmir Ukaj (Tirtja).

Gjithashtu, vijon puna për kapjen e 31-vjeçarit Nikolin Ndoca dhe 21-vjeçarit Kristian Mena.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 58-vjeçarin Ndue Pima dhe 36-vjeçarin Elion Tirtja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit