-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Kurti i vari teneqenë, Mitsotakis ia plasi në fytyrë Ramës

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat nga selia blu për Procesin e Berlinit që u zhvillua dje në Tiranë dënoi pritjen dhe sjelljen e Edi Ramës kundrejt Albin Kurtit. “Tre ditë përpara samitit, ai mbajti një fjalim koprolalik, të llojit të Enver Hoxhës, kundër udhëheqjes politike të Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti, për fajin e vetëm se kanë kundërshtuar ndërhyrjet brutale të tij si argat i Vuçiçit në punët e brendshme të vendit të tyre dhe projektin antishqiptar të ndarjes së Kosovs mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Por Kurti nuk ra në kurthin e tyre dhe megjithëse Rama nuk kurseu gjë për ta irrituar dhe dekurajuar, në mënyrë që të refuzonte ardhjen në Tiranë, kjo nuk ndodhi. Albin Kurti erdhi dhe i vari Ramës teneqenë që meritonte. Takimi i vetëm biletaral në këtë samit, i njoftuar nga media, ishte takimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz” tha ai.

Gjithashtu komentoi qëndrimin e kryeministrit grek për dosjen e Fredi Belerit. “Samiti padyshim u mblodh si shpresë për të sjellë mbështetjen e BE për rajonin dhe Shqipërinë. Në fakt, të paktën për Shqipërinë, shpresa ngriu në oborrin e samitit. Kjo sepse kryeministri i Greqisë ia plasi në fytyrë Edi Ramës në samit, duke deklaruar se Greqia do bllokojë Shqipërinë për arsye se ky vend, Shqipëria, nuk respekton shtetin ligjor dhe vlerat evropiane. Edi Rama, të dashur qytetarë, për interesa të tij mafioze, konkretisht të Oltës dhe Olsit, vëllait të tij, mban të burgosur politik Fred Belerin dhe në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, nuk lejon betimin e tij” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit