-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kaos në Kuvend/ Çuçi: PD të mos i sjellë hallet e veta këtu!

Kryesoret

Asgjë nuk e justifikon dhunën ndaj institucionit”. Kështu u shpreh kryetari i grupit të PS-së, Bledi Çuçi pasi opozita bllokoi seancën e Kuvendit ditën e sotme.

Dy janë arsyet që opozita bllokoi Kuvendin, së pari rrëzimin e komisioneve hetimore dhe së dyti mos pranimin e caktimit të bashkë-kryetarit të ri të reformës zgjedhore. Por çfarë mendon Çuçi?

Është një e drejtë e opozitës për të ngritur komisione hetimore, por nuk është absolute. Dhe mos qenia absolute lidhet me objektin dhe ne e kemi trajtuar” tha ai.

Bashkëkryetari i reformës zgjedhore duhet të mbartë konsensusin politik, nuk është detyrim rutinor. Ata nuk kanë të drejtë të zaptojnë institucionet me dhunë” tha ai.

I kërkoi opozitës që të mos sjellë problemet e PD-së në parlament. “Kryetari i grupit të PD-së ka kërkuar një ndryshim dhe mënyra si e kërkoi, duke mos pritur përgjigjen e shumicës, ishte një provokim, duke zaptuar platformën e qeverisë. Si mund të kërkojë konsensus një palë, për një proces, që në themel ka konsensusin.

Megjithatë PD ka hallet dhe problemet e veta. Është e mira t’i zgjidhë brenda vetes së vet dhe të mos e çojë këtë krizë në parlament. Nuk e bën dot dhe nuk ka për ta bërë. Ta zgjidhnin mes tyre” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit