Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR për mes një postimi në llogarinë Facebook ka njoftuar për shtimin e trupave nga Britania e Madhe dhe Rumania në veri të vendit pas sulmit në Banjskë.
Në njoftim bëhet me dije se një numë prej 200 ushtarësh britanikë dhe 130 trupa nga Rumania i janë bashkuar KFOR-it për sigurinë në veri.
“Një kontingjent prej 200 ushtarësh britanikë nga Batalioni i Parë i Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit dhe më shumë se 130 trupa shtesë nga Rumania mbërritën në Kosovë dhe iu bashkuan kontingjentit të Mbretërisë së Bashkaur prej 400 të dislokuarve tashmë, për ta përforcuar misionin paqeruajtës të KFOR-it,” thuhet në njoftim.
Vendimi për trupa shtesë, KFOR thotë se bazohet në një kërkesë të Komandantit Suprem të Aleatëve të NATO-s në Europë dhe u miratua nga Aleatët në Këshillin e Atlantikut të Veriut si një hap i kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i të ketë forcat që i nevojiten për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë.