-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biden kërkon fonde për të ndihmuar Ukrainën dhe Izraelin

Kryesoret

Presidenti amerikan, Joe Biden po i kërkon Kongresit të miratojë mbi 105 miliardë fonde të reja për “nevoja kritike”, përfshirë 61.4 miliardë ndihmë për Ukrainën, 14.3 miliardë për Izraelin dhe 9.15 miliardë për ndihma humanitare për Ukrainën, Izraeli dhe Gazën.

Shifrat për kërkesën për ndihmën nga Shtëpia e Bardhë, u bënë të ditura të premten, një ditë pasi Presidenti Biden mbajti një fjalim në Shtëpinë e Bardhë, ku ai argumentoi se është e nevojshme që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë ndihmën për Ukrainën dhe Izraelin.

Nuk është e sigurt se kur mund të votohet për kërkesën e tij të re për fonde, pasi Dhoma e Përfaqësuesve është ende pa kryetar.

Siç njofton korrrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë Patsy Widakuswara, presidenti e mbajti fjalimin një ditë pasi u kthye nga Tel Avivi, duke treguar mbështetje për një nga aleatët kryesorë të Uashingtonit.

Presidenti Biden foli para kombit pas kthimit nga Tel Avivi, duke kërkuar më shumë fonde për Izraelin, një aleat kyç i SHBA-së, si edhe për të mbështetur Ukrainën kundër agresionit rus.

“Hamasi dhe Putin përfaqësojnë kërcënime të ndryshme, por ata kanë një gjë të përbashkët: të dy duan të asgjësojnë plotësisht një demokraci fqinje.”

Izraeli ka ndërmarrë bombardime në Gaza, në përgjigje të sulmit të pashembullt të Hamasit më 7 tetor.

Përveç mbështetjes për Izraelin, zoti Biden tha se Amerika gjithashtu duhet të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në luftën kundër agresionit rus./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit