-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjinushi u zgjodh me 51 vota, PD: Zili do e kishte edhe Enver Hoxha!

Kryesoret

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar për rizgjedhjen e Skënder Gjinushit në postin e kreut të Akademisë së Shkencave. Sipas saj, Gjinushi është zgjedhur me porosi të qeverisë ndërsa shprehet se edhe procesi ishte zero demokratik.

Për Zhupën, Akademia e Shkencave do duhet të përfaqësonte model elitar të zgjedhjeve, por nuk ishte gjë tjetër veçse një turp. Për këtë arsye, demokratja njofton se këtë betejë kundër asaj që e quan “uzurpim të karriges së një institucioni”, do e çojë deri në fund.

“Ligji me porosi çoi në farsën dhe uzurpimin e sotëm të karriges së kryetarit nga Gjinushi, me votimet në Akademinë e Shkencave. Skënder Gjinushi veshi kostumin me porosi që i qepi paligjshmëria e deputetëve socialist.

Një tragjikomedi në Akademinë e Shkencave, ku zgjedhje nuk pati po vec votime komuniste, dhe ku kalbëzimi shtoi rrënjë për të bllokuar lirinë dhe veprimin brenda këtij institucioni.

Kjo ishte prova që ndodhi ajo që kishim paralajmëruar, ligji shkatërronte zgjedhjet, shkatërronte akademinë dhe paracaktonte Gjinushin përsëri në krye.

Me dyer të mbyllura dhe larg syrit të mediave dhe të publikut është emëruar “me zgjedhje” kryetari i vjetër dhe i ri Skënder Gjinushi.

Ndërkohë që mandati i ka mbaruar me 18 Korrik, vendosi zgjedhje kur donte edhe si donte, duke përfituar nga ligji me porosi që u bë vetëm për ambiciet e tij në shkelje të kushtetuese.

Pa garë, pa fushatë, pa korpus të saktë votuesit, pa platformë, pa ligj ai ka dalë fitues me 98% të votave. Zili do e kishte edhe Enver Hoxha për këtë rezultat mbresëlënës”, shkruan Zhupa.

Gjinushi mori mandatin e dytë që i dhuroi Rama: Kam bërë punë të mirë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit