-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“320 kate mbi tokë”! Partia e Lirisë: SPAK, heto lejet e kullave të Ramës

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i ka bërë thirrje SPAK që të nisë hetimet për pastrimin e parave në kullat e Tiranës. Këshilli Kombëtar i Territorit në 18 Tetor miratoi 12 leje ndërtimi për kulla të reja në Tiranë. Lejet e reja për ndërtimin e 12 objekteve të reja, sipas Blushit tregojnë korrupsionin dhe pastrimin e parave të klientëve të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

“Dhënia e lejeve për ndërtimin e 12 kullave të reja në Tiranë, në fshehtësi dhe në mungesë të plotë të transparencës nga Këshilli Kombëtar i Territorit, është vijim i një krimi dhe gjenocidi kulturor ndaj identitetit të Kryeqytetit tonë, në funksion të pastrimit të parave të pista të korrupsionit, të krimit të organizuar dhe të babëzisë së shfrenuar të Edi Ramës dhe Erion Veliajt për pasurim personal në kurriz të Tiranës dhe të vetë shëndetit të qytetarëve të saj.

Plot 320 kate mbi tokë dhe 44 kate nën tokë do të shtohen në kryeqytet me ndërtimin e këtyre kullave, në shkelje të plotë të Kushtetutës, të ligjit për konsultimin publik që i detyron në këtë rast institucionet shtetërore të krijojnë mundësinë dhe hapësirën për pjesëmarrjen e qytetarëve dhe të të gjitha palëve të interesuara në këtë proces, në shkelje të çdo parimi për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë historike dhe kulturore” tha ai.

44 kate në Tiranë! Rama firmos 12 leje për kullat e reja

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit