-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Scholz: Gjermania duhet të përshpejtojë dëbimin e emigrantëve që u është refuzuar azili

Kryesoret

Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka thënë se Gjermania duhet të nisë dëbimin “në shkallë të madhe” të migrantëve, që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në këtë shtet.

Ai është duke e komentuar këtë temë secilën herë e më shumë, prej kur koalicioni i tij qeveritar ka performuar dobët në zgjedhjet e dy landeve, më herët gjatë vitit.

Scholz i ka bërë këto komente në një intervistë për Der Spiegel, pas thirrjeve të opozitës që kancelari i qendrës së majtë ta formojë një koalicion qeveritar me konservatorët për t’u marrë me çështje të migrimit.

Scholz ka dhënë shenja për një iniciativë personale që të merret më këtë çështje, pasi konservatorët dhe partia e të djathtës ekstreme Alternativa për Gjermaninë kanë shënuar rritje të konsiderueshme në zgjedhje.

Javën e kaluar, Scholz e ka prezantuar legjislacionin për ta lehtësuar procesin e dëbimit të migrantëve që u është refuzuar azili.

Ai i ka zhvilluar edhe disa takime me guvernatorët shtetërorë rreth mënyrave se si mund të luftohet numri i migrantëve.

Të hënën, Qeveria gjermane e ka njoftuar Komisionin Evropian për kontrolle të përkohshme kufitare në kufi me Poloninë, Republikën Çeke dhe Zvicrën.

Qendrat për migrantë dhe refugjatë janë mbushur në muajt e fundit, pas rritjes së numrit të migrantëve, sidomos prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

Në intervistën e së premtes, Scholz ka përsëritur se “shumë po vijnë”.

“Ne duhet t’i dëbojmë në shkallë të madhe ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Gjermani”, është cituar të ketë thënë ai, duke shtuar se dëbimi duhet të ndodhë “shpejt”./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit