Pesëshja e diplomatëve perëndimorë ka mbërritur në Beograd rreth orës 14:30.
Si fillim kanë ndaluar në presidencën serbe dhe kanë nisur takimin me presidentin, Aleksandër Vuçiç.
Pesëshja e diplomatëve ndërkombëtarë të udhëhequr nga Lajçak dhe e përbërë nga Escobar, Plotner, Bone dhe Cattaneo, gjatë paradites kanë qëndruar në Prishtinë ku janë takuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Ata i kanë propozuar Kurtit një plan të ri për mënyrën se si duhet ecur përpara me dialogun.
Lajçak ka thënë se të njëjtin plan do t’ia dorëzojnë edhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.