-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ukraina e frikësuar nëse Perëndimi do të lodhet nga lufta

Kryesoret

Vëmendja ndërkombëtare është zhvendosur nga lufta në Ukrainë në konfliktin në Lindjen e Mesme. Ndërkohë mbështetësit perëndimorë të Ukrainës po tregojnë shenja rraskapitjeje. A do ta braktisin ata Kievin?

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka premtuar të mbështesë Ukrainën “për aq kohë sa është e nevojshme”. Kancelari gjerman Olaf Scholz i bëri jehonë kësaj deklarate, e cila u përfshi edhe në komunikatën përfundimtare të samitit të fundit të NATO-s.

Por që nga sulmi terrorist i Hamasve kundër Izraelit më 7 tetor, është shfaqur një krizë e re ndërkombëtare që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik global. Dhe konflikti në Lindjen e Mesme mund të lidhë burimet e atyre që mbështesin veçanërisht Ukrainën, për shembull, SHBA.

Nga kjo do të përfitonte Rusia. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski së fundmi u bëri thirrje vendeve të NATO-s që të mos e ndërpresin mbështetjen e tyre, duke deklaruar se Rusia do të përpiqet të shfrytëzojë situatën në Lindjen e Mesme.

Si do të ndikojë konflikti mes Hamasve dhe Izraelit në luftën në Ukrainë

Sigurisht, SHBA mund të përballen me të dyja krizat njëkohësisht, ishte përgjigja e Bidenit ndaj pyetjes së një gazetari, duke shtuar:

“Nëse nuk e bëjmë ne, kush do ta bëjë?” Bideni, megjithatë, është në mosmarrëveshje me republikanët në vend, të cilët duan të shkurtojnë ndihmën për Ukrainën. Në çdo rast, me kaosin që mbretëron aktualisht në Kongres, tani për tani nuk do të arrijnë më para të reja në Ukrainë.

Politologu Johannes Varwick i Universitetit të Halle-s beson se vëmendja qe zhvendosur në SHBA shumë kohë përpara se të shpërthente kriza e fundit në Lindjen e Mesme. Ka “konkurrencë për vëmendje dhe burime.

Nuk mendoj se lojtarët kryesorë do të ndalojnë së mbështeturi Ukrainën tani, por përparësitë do të ndryshojnë,” tha ai për DW./DW

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit