Në lidhje me ngjarjet e fundit të regjistruara ku mbrëmjen e djeshme ra në pranga dhëndri i ish-kryeministrit, Sali Berisha si dhe detyrim paraqitja e tij kanë ardhur reagime të shumta.
Për këtë situata ka ardhur edhe reagimi i Lufti Dervishit i cili për mes një analize ka shpalosur betejat e mëparshme të Berishës.
“Sali Berisha është duke u përballur me betejën më të vështirë të jetës së tij duke qenë një mit, institucion, makth për kundërshtarët (brenda apo jashtë partisë), një idol, një patriot, një tradhtar, krijuesi, frymëzuesi dhe dërrmuesi i PD-së.
I adhuruar dhe urryer me të njëjtin intesitet, ai ja ka dalë që në këto 33 vjet në pushtet ose jo, të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes edhe kur ngjarjet nuk silleshin rreth tij.” shkruan Dervishi.
“Gjatë rrugëtimit të tij 33 vjeçar është shfaqur i pa mëshirshëm, por edhe joshës në varësi të faktit nëse ai që ndodhej përballë duhej shkatërruar apo duhej shpallur aleat.
Me intuitë të shpejtë dhe instikt politik të lindur, Berisha nuk e ka për herë të parë përballjen me fatalitetin- 1997, 2021, mund të ishin vite të nekrologjisë politike, por u shënuan si vite të rikthimit të tij.
Me një rol të reduktuar kur u përcaktua si person “non grata” në fillim nga SHBA dhe më pas nga Britania e Madhe, Berisha u rikthye sërish si faktor i rëndësishëm në politikën e vendit,” shton ai më tej.
Dervishi shprehet se Berisha këtë radhë ka përballë një armik më serioz se kundërshtarin e tij politik Edi Rama, apo SPAK-un dhe se ai po lufton me kohën.
Ai përfundoi duke u shprehur se historia e betejave të Berishës kanë treguar se në to ka dalë i humbur jo vetëm humbësi, por edhe fituesi.
“Doktor futëm 20% me lekë dhe 80% me letra me vlerë”, zbardhen diskutimet mes Berishës dhe Rulit
“Edhe mua më kërkuan të firmos”, dëshmia e komandantit të FA, zbardhet shkresa drejtuar Berishës