Policia e Vlorës ka vënë në pranga 2 të rinj ndërsa ka shpallur në kërkim edhe një tjetër pasi kanë droguar një 26-vjeçare dhe më pas kanë abuzuar seksualisht me të.
Mësohet se të arrestuarit janë 31-vjeçari, Oltjan Tahiri dhe 28-vjeçari Albi Ceno. Ndërsa në kërkim është shpallur 32-vjeçari Gentjano Mehmeti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.