Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 20-vjeçar nga Prishtina pasi i riu transportonte armë zjarri nga Kosova drejt Shqipërisë me qëllim shitjen e tyre.
Nga ky operacion u sekuestruan dy armë zjarri pistoleta, krehra e municion luftarak, një automjet dhe një aparat celular.
Arrestimi të riut ka ardhur në afërsi të pallatit “Asllan Rusi”. Gjatë kontrollit të automjetit tip “BMW”, që 20-vjeçari drejtonte policia gjeti të fshehura sendet e sekuestruara.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.