-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dokumenti/ Hapet kompjuteri që zbërtheu aferën: Malltezi mori 70 mijë Euro cash

Kryesoret

Një nga pikat kyçe që SPAK-u ka zbardhur dosjen e aferës së privatizimit të kompleksit “Partizani” ka qenë sekuestrimi i dokumenteve në zyrat e kontabilitetit të Andia Pustinës, që është njeriu i besuar i Jamarbër Malltezit që përgatiste letrat për firmën ‘Homeplan’ që u përdor për transaksionet në ndërtimin e 17 kullave.

Në kompjuter, sipas dosjes është gjetur një shënim që thekson se Malltezi jo vetëm me bankë, por edhe në cash ka marrë 70 mijë Euro. Kjo ka ndodhur në vitin 2017.

Materiali i ruajtur me emërtimin “Div. Abi” është pasqyruar dividenti i shtetasit Jamarbër Malltezi së bashku me disa shënime në këtë material konkretisht;

Viti 2017
957,107 Euro – Bankë
72,000 Euro-cash” thuhet ndër të tjera në dokumente.

Për periudhën 2011-2016 Jamarbër Malltezi nuk deklaron dividentë, por nga hetimet rezulton se ka marrë përfitim në këto vite. Në total sipas SPAK-ut dhëndri i Berishës përfitoi 5.4 milione Euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit