-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Liderët e Perëndimit kërkojnë mbrojtje të civilëve në konfliktin Izrael-Gaza

Kryesoret

Liderët e Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe e ritheksuan përkrahjen e tyre për Izraelin dhe të drejtën e tij për t’u vetëmbrojtur, por, po ashtu, i bënë atij thirrje t’i përmbahet ligjit ndërkombëtar humanitar dhe t’i mbrojë civilët.

Në një komunikatë të përbashkët të dielën mbrëma për luftën e Izraelit me grupin militant, Hamas, liderët e mirëpritën lirimin e dy pengjeve nga Hamasi, si dhe bënë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjitha pengjeve të tjera.

Presidenti amerikan, Joe Biden, e thirri takimin virtual me liderët e vendeve të Quint-it, SHBA, Francë, Gjermani, Britani e Madhe, Itali dhe Kanada, pasi kishte biseduar me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Thirrjet e tyre u bënë për shkak të rritjes së frikës se lufta mes Izraelit dhe Hamasit mund të përhapet në një konflikt të gjerë në Lindjen e Mesme, pasi Izraeli i vazhdoi bombardimet ndaj Gazës dhe përleshjet ne kufirin libanez u intensifikuan.

Në deklaratë, Biden, kryeministri kanadez Justin Tredeau, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri britanik Rishi Sunak, u zotuan për të punuar ngushtë së bashku për t’i mbështetur qytetarët e vet në rajon, posaçërisht ata të cilët duan të largohen nga Gaza.

Ata e mirëpritën dërgimin e autokolonave të para me ndihma humanitare në Gazë dhe u zotuan se do të punojnë me partnerët rajonalë për të garantuar “qasje të sigurt dhe qëndrueshme” në ushqim, ujë, kujdes mjekësor dhe ndihma tjera humanitare për 2.3 milionë banorët e Gazës.

Biden dhe Netanyahu biseduan për mbërritjen e ndihmave të para në Gazë dhe “ritheksuan se dërgimi i këtyre ndihmave vendimtare do të vazhdojë”, sipas Shtëpisë së Bardhë./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit