-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Minxhozi në përfundim të detyrës në Kosovë, pritet nga Kurti

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takimin përshëndetës ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin.

Zyra e kryeministrit e përshkroi si “të përzemërt” takimin ku Kurti thuhet se e falënderoi Minxhozin.

“Gjatë bashkëbisedimit në këtë takim të përzemërt, kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Minxhozi për punën, angazhimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë gjithë mandatit të tij, si dhe për kontributin e tij të çmueshëm në ruajtjen dhe përparimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme,” thuhet në njoftim.

Minxhozi, sipas njoftimit të kryeministrisë së Kosovës “e falënderoi Kurtin për mikpritjen, komunikimin e rregullt dhe bashkëpunimin e afërt”.

“U vlerësua angazhimi i përbashkët me qëllim përmirësimin në jetën e qytetarëve dhe bizneseve, si dhe lehtësimin e problematikave të mbartura ndër vite, në fushat e sigurisë, tregtisë, drejtësisë, arsimit e kulturës.

U theksuan marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, nënshkrimi i gjithsej 184 marrëveshjeve, protokolleve e memorandumeve, si dhe niveli i zbatueshmërisë së marrëveshjeve të deritanishme,” thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit