18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Furnizonin” shkollat e Tiranës me drogë, arrestohen 5 të rinjtë

Kryesoret

Policia e Tiranës ka kapur një tjetër grup të shpërndarjes së lëndëve narkotik në afërsi të shkollave.

Mësohet se nga ky operacion u vunë në pranga 5 persona si dhe u sekuestruan 163 doza lënde narkotike kanabis, gati për shitje, 1 grirëse metalike dhe 5 celularë.

Të arrestuarit janë dy 19-vjeçarët me inicialet  K. B. dhe  M. B., si dhe 20-vjeçari me inicialet F. Z. edhe 18-vjeçari me inicialet B. Z.

Mësohet se në pranga ka rënë edhe një i mitur, 16 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit