Të hënën nuk do të ketë seanca normale në parlament. Sali Berisha paralajmëroi sot se ditën e hënë nuk do të ketë asnjë ndryshim sjellja në parlament nga ajo e së enjtes së kaluar, ku opozita bllokoi punimet dhe 23 deputetë u përjashtuan.
“Asgjë nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë në qëndrimin tonë. Nuk pranojmë të jemi opozitë fiktive në parlament” tha ai
Më tej, ish-kryeministri tha se vazhdon koordinimi me Gazment Bardhin që është kryetar i grupit duke shtuar se ka një raport shumë të mirë me aleatin, Ilir Meta.
“Me Gazment Bardhin do të kemi takim. Me Ilir Metën kam një koordinim shumë të mirë” tha ai.