-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama me larot e SKAP-it po më bëjnë gjyqin politik të shekullit!

Kryesoret

Sali Berisha doli sërish ditën me një konferencë për mediat lidhur me dosjen e kompleksit “Partizani” ku akuzohet për korrupsion dhe që ka refuzuar që të njihet personalisht me dy masat e sigurisë, por çoi avokatët në Gjykatën e Posaçme.

Sot, ish-kryeministri pohoi përsëri se nuk ka bërë asnjë veprim nisur nga interesi për dhëndrin. E cilësoi dosjen kundër tij si “procesin politik të shekullit”. Përsëriti për të disatën herë se pas procesit ndaj tij është vetë Edi Rama.

Dacibao e djeshme ndaj reformave, nga të cilat kanë përfituar qindra-mijëra dhe në disa raste, mbarë shqiptarët, e bën këtë çështje procesin politik të shekullit. Dje u njohua ju me njohjen monstruoze të Edi Ramës dhe larove të tij skapistë, që shkruanin në dacibaon e tyre se vendimi i qeverisë për përdorimin e letrave me vlerë për pagesën në masën 80 përqind të shumës në blerjen e objekteve të privatizuara, nga i cili kanë përfituar qindra e mijëra shqiptarë, duke blerë objekte në privatizim, legalizuar banesat e tyre dhe destinacione të tjera.

Ky vendim sipas tyre qenka marrë për të ndihmuar dhëndrin tim, i cili kishte paguar në të holla 88.6 përqind të shumës për blerjen e objekteve të ndërtuara nga shteti komunist në tokën e familjes së tij, të grabitur 50 vite më parë. Dhe ky vendim doli një muaj pasi ata kishin paguar 88.6 përqind të shumës për objekte të ndërtuara në tokën e konfiskuar për 50 vite më radhë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit