Policia e Vlorës ka arrestuar një 25-vjeçar pasi shiste lëndë narkotike në afërsi të shkollave.
Gjatë kontrollit 25-vjeçarit iu gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në 50 doza, gati për shitje.
I arrestuari është 25-vjeçari me inicialet E. K. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza, të cilat i shiste në afërsi të shkollave të qytetit, kryesisht pranë universitetit.