Sali Berisha duhet të paraqitet dy herë në muaj para oficerit të policisë gjyqësore dhe nuk i lejohet të dalë jashtë Shqipërisë pasi po hetohet për akuzën e korrupsionit.
Gjykata e Posaçme vendosi në ditën e tretë të gjyqit që të lërë në fuqi dy masat për Sli Berishën. Seanca nisi me gjyqtaren Irena Gjoka pasi u rrëzua kërkesa e Sali Berishës për ta përfaqësuar.
Por surprizë ishte fakti që dy avokatet që caktoi shteti kryesisht Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia pavarësisht se pranuan që të mbronin Sali Berishën shkuan në seancë pasdite dhe njoftuan tërheqjen. Në këto kushte, prokuroria mori avokaten e katërt kryesisht, Valentina Teodorescu.
Por, Sali Berisha deklaroi se si në rastin e parë të avokatit Artan Simoni, ashtu edhe në rastin e dytë të dy avokateve Kastrati dhe Cenalia tha se nuk ishte njoftuar.
Seanca e pare kur duhet te paraqitet Berisha para OPGJ-se eshte data 6 Nentor, pritet per t’u pare nese ish-kryeministri do te pranoje.
NJOFTIMI I PLOTE I GJYKATES SE POSACME
Në datën 26.10.2023, ora 15.00, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u riçel seanca gjyqësore për vijimin e shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt “Marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha”.
– Të pranishëm në sallën e gjykimit ishin prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millona, ndërsa i hetuari Sali Berisha u përfaqësua nga mbrojtësit e caktuar kryesisht nga gjykata, av.Rabije Cenalia dhe av.Jalldiz Kastrati.
– Gjykata bëri me dije se pranë kryesekretarisë së kësaj gjykate, ditën e sotme, datë 26.10.2023, ora 09.45, është depozituar një kërkesë nga shtetasi Sali Berisha, me objekt përjashtimin e gjyqtares nga gjykimi i kësaj çështje.
Mbi këtë kërkesë, me vendimin nr.430 Akti, datë 26.10.2023 të GJKKO është vendosur mospranimi i kërkesës së kërkuesit Sali Berisha, me objekt përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, si të pabazuar në prova dhe në ligj.
– Mbrojtësit e caktuar kryesisht nuk morën përsipër realizimin e mbrojtjes dhe në këto kushte, referuar listës së avokatëve kryesisht, gjykata caktoi si avokate kryesisht av.Valentina Todoresku, të cilës i la kohën e nevojshme për tu njohur me aktet e kërkesës me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha.