“Protestat nuk do të ndalen më nga asnjë masë që mund të marrë Edi Rama”. Kështu deklaroi Sali Berisha lidhur me dosjen e kompleksit “Partizani” që i arrestoi dhëndri dhe për ish-kryeministrin vendosi dy masa sigurie.
Gjykata e Posaçme i caktoi dy avokatë falas pasi Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi e braktisën dje procesin. Por Berisha tha sot se nuk ka marrë asnjë dijeni për këtë dhe se avokatët e tij do të shkojnë në proces sa herë të thirren.
“Përfaqësuesit e mi shkojnë aty për një qëllim për të treguar që unë ndaj gjykatës, institucionit për arsye të formimit tim, tregoj respektin tim, sepse unë mund të mos i çoja fare. Ata kanë paraqitur një kërkesë largimin e kësaj gjyqtareje. A e patë kë zgjodhi? (qesh). Edi Rama ia nisi (avokatin) se ku e njihte ajo. Avokatët i kanë kërkuar të largohet se ka shkelur Kushtetutën.
Nëse do të thoshte se e thërras Berishën për ta pyetur për efekte të hetimit të gjykatës do të shkoja, por ajo thërret me komunikuar një masë, vendim duke shkruar vetë Kushtetutën. Edhe ata i kërkuan këtë gjë. Nuk kam komunikuar se çfarë i ka thënë, por çdo gjë komunikohet me Ramën. Dhe prapë do të shkojnë kur të thirren. Unë rri në kontakt me institucionet” tha Berisha.