-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti pranoi Asociacionin, Rama: Vetëmenaxhim për serbët në veri të Kosovës

Kryesoret

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përshëndetur vendimin e Albin Kurtit, që deklaroi dje se pranon që të negociojë për Asociacionin mbi draftin e ri që pesë diplomatët e SHBA-së dhe BE-së i çuan në Prishtinë pak ditë më parë. Zgjidhja zhbllokuese përmes “instrumenteve të vetëmenaxhimit” lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe (AKSHS) në Kosovë, për Edi Ramën është pikë kyçe për paqen në rajon.

Përgëzoj Kryeministrin e Kosovës për pranimin e propozimit të BE-së për të përparuar me vendosmëri drejt një zgjidhjeje zhbllokuese lidhur me AKSHS, përmes instrumenteve të vetëmenaxhimit si një kuadër për negociatat vijuese.

Kjo është një pikë vërtetë kyçe. Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë duhet të tregojnë lidership dhe të punojnë ngushtësisht, pa asnjë vonesë të mëtejshme, me aleatët perëndimorë të rajonit për të zbatuar menjëherë Marrëveshjen Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve.

Rajoni ynë meriton paqe, stabilitet dhe bashkëpunim për një të ardhme të përbashkët më të mirë, dhe jo konflikte, lojëra fajësimi dhe prapakthime që na dëmtojnë të gjithëve” tha Rama.

Qeveria e Kosovës deklaroi se Kurti është pajtuar që ky plan të jetë “korniza e vazhdimit të diskutimeve të mëtejshme me shtetet aleate”. Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç përfunduan takimet me udhëheqësit evropianë, në margjina të një samiti të BE-së në Bruksel, por nuk ka ende informacione për rrjedhën e tyre.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit