Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona pas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike kanabis në kryeqytet.
Nga operacioni i zhvilluar policia ka bërë të ditur se janë sekuestruar 1 kg e 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.
Të arrestuarit bëhet me dije se janë 22-vjeçari me inicialet A. K. dhe 37-vjeçari me inicialet E. A. (M). të dy banues në Tiranë.
Në parkingun e një kompleksi në Vorë policia ka lokalizuar të arrestuarit të cilëve gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan 1 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ata pasi siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis dhe më pas e shpërndanin në Kamëz dhe Vorë.
Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.