-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA, sanksione të reja ndaj Hamasit e Gardës Revolucionare të Iranit

Kryesoret

Shtetet e Bashkuara shpallen të premten një raund të dytë sanksionesh duke vënë në shënjestër grupin militant palestinez Hamas.

Pjesë e sanksioneve është dhe një zyrtar i Hamasit në Iran, si dhe anëtarë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

Sanksionet godasin aktivitetin dhe burimet financiare të grupit militant, si dhe personat që kanë lehtësuar shmangien nga sanksionet, të kompanive të lidhura me Hamasin, thuhej në një deklaratë të Departamentit amerikan të Thesarit.

Në shënjestër gjithashtu ishte një entitet me bazë në Gazë, që Departamenti i Thesarit thotë se ka shërbyer si një kanal për fondet e paligjshme iraniane për Hamasin, si dhe grupin palestinez Xhihadi Islamik.

Irani mbështet Hamasin dhe grupet e tjera militante në Lindjen e Mesme. Në vitin 1997 Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli Hamasin grup terrorist.

Ne nuk do të hezitojmë të ndërmarrim veprime për të dëmtuar edhe më tej aftësinë e Hamasit për të kryer sulme të tmerrshme terroriste, duke synuar pamëshirshëm aktivitetet e tij financiare dhe burimet e financimit,” thuhej në një deklaratë të zëvendës sekretarit të Thesarit Wally Adeyemo, ku shtohej se sanksionet synojnë “t’i bllokojnë Hamasin mundësitë për të shfrytëzuar sistemi financiar ndërkombëtar”.

Zoti Adeyemo tha disa kompani që operojnë në hapësirën dixhitale, nuk po bënin mjaftueshëm për të ndaluar rrjedhën e financimeve të paligjshme.

Pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, gjatë të cilit u njoftua se u vranë 1400 vetë, Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës.

Ditën e pare të sulmit grupi i militantëve mori peng më shumë se 200 persona, disa prej të cilëve foshnje.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e kontrolluar nga Hamasi, tha të enjten se 7028 palestinezë ishin vrarë për shkak të sulmeve ajrore hakmarrëse të Izraelit, të dhëna këto që nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit