-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shfaqi probleme shëndetësore në qeli, humb jetën i burgosuri

Kryesoret

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për mes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se ka humbur jetën në i burgosur ditën e sotme rreth orës 16:20 në Reanimacionin Qendror të QSUT.

Shkak i vdekjes së 31-vjeçarit Artan Luan Zyliftari mësohet se ka qenë një arrest kardiak.

Zyliftari në burg për veprat penale kultivim i bimëve narkotike në bashkëpunim. Sipas njoftimit bëhet me dije se rreth orës 15:12 punonjësi i sigurisë në detyrë është njoftuar nga të paraburgosurit e dhomës për shqetësimet shëndetësore të Zyliftarit.

Në mënyrë të menjëhershme është paraqitur stafi shëndetësor në detyrë dhe kanë bërë përpjekje për ti dhënë ndihmën e parë në ambjentet e infermierisë.

Pacienti është shoqëruar për në QSUT, Pavioni Kardiologji ku ka humbur jetën pas përpjekjeve të stafit të specializuar në QSUT.

Viktima mësohet se ishte trajtuar për hipertension dhe gjendja shëndetësore e tij ka qenë e qëndrueshme.

Drejtoria e IEVP Jordan Misja, ka kryer të gjitha procedurat ligjore të parashikuara, duke njoftuar strukturat e Policisë së Shtetit, të Prokurorisë dhe familjarët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit