-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ukraina përpiqet të ruajë mbështetjen në mes të konfliktit Izrael-Hamas

Kryesoret

Shumë ukrainas shohin ngjashmëri të madhe mes sulmit të 7 tetorit të Hamasit ndaj civilëve izraelitë dhe agresionit rus kundër Ukrainës që filloi vitin e kaluar.

Mes frikës se lufta mes Izraelit dhe Hamasit do të largojë vëmendjen e botës nga vuajtjet e tyre, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Myroslava Gongadze, udhëheqësit dhe politikanët e komunitetit hebre të Ukrainës shpresojnë që SHBA do të vazhdojë të mbështesë si Izraelin edhe Ukrainën.

Në një nga sinagogat më të vjetra në qendër të Kievit, përfaqësues të besimeve të ndryshme fetare mblidhen për të ngrënë darkë së bashku. Në tryezë ata diskutojnë për sfidat e luftës.

Duke qenë në vijën e parë të luftës që nga fillimi i agresionit rus, ata shohin shumë paralele midis luftës së tyre dhe sulmit të fundit ndaj Izraelit nga militantët e Hamasit.

Rabini David Milman u shpjegon kolegëve të tij origjinën e konfliktit Izrael-Hamas. Ai thotë se u trondit nga sulmi.

“Së pari, u tmerrova. Fëmijët dhe nipërit e mi janë atje. Nuk mund ta kuptoja se si ishte e mundur kjo. Ne prisnim diçka të tillë nga Hezbollahu, Irani – por jo Hamasi. Krahasuar me Hezbollahun dhe Iranin, ata janë thjesht hajdutë xhepash. Shërbimet e zbulimit nuk u kushtuan vëmendjen e duhura,” thotë David Milman, rabin në ushtrinë ukrainase.

Rabini Milman vlerëson se sulmi rus në Ukrainë dhe ai i Hamasit ndaj Izraelit ndoqën të njëjtin skenar. Ai thotë se Hamasi nuk mund ta kishte kryer sulmin pa ndihmë nga jashtë. Ai dyshon për Rusinë, megjithëse, thotë ai, nuk ka prova.

Rabini Milman tregon se ku ulet Presidenti Volodymyr Zelenskyy dhe ambasadori izraelit, në rreshtin e parë kur vijnë në sinagogë./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit