-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

2021-2022, në Shqipëri inflacioni u krijua nga fitimet, në Rajon nga pagat

Kryesoret

Banka Botërore analizon se forcimi i kursit të këmbimit në Shqipëri ka ndihmuar në uljen e inflacionit, por të dhëna me të plota tregojnë se, rritja e fitimeve ishte shtytës i rëndësishëm i inflacionit në disa vende të Ballkanit Perëndimor, dhe në disa vende ka qenë pagat nxitës.

Fitimet llogariten si diferencë ndërmjet vlerës së shtuar bruto dhe kostos së punës. Banka Botërore tregon se fitimet u bënë nxitësi më i madh i inflacionit të brendshëm në vitin 2021 në Shqipëri, B&H dhe Mali i Zi, dhe në vitin 2022 në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që rritja e pagave ishte shkaktar i inflacionit në Serbi dhe Mal të Zi nga fillimi i vitit 2022, dhe në Maqedoninë e Veriut dhe B&H nga fundi i vitit 2022.

Në Shqipëri, fitimet u rritën nga mesi i vitit 2021, duke kontribuar mesatarisht 2.6 pikë përqindje në inflacionin e atij viti  dhe me ndikim të jashtëzakonshëm në vitin 2022, duke e shtyrë inflacionin me 7.7%. Kjo për arsye se pjesa e të vetë-punësuarve që fitojnë të ardhura të përziera që llogariten si fitim ka një peshë më të madhe në inflacion.

Nga ana tjetër, kontributi më i ulët i pagave (edhe për shkak të informalitetit) kufizon efektin e pagave në inflacion në Shqipëri.

Në Bosnjë gjithashtu fitimet ishin shtytësi kryesor i inflacionit në vitin 2021 dhe mbetën të forta përgjatë vitit 2022, duke kontribuar me rreth 5.3 pikë përqindjeje në inflacion.

Një rritje graduale e pagave rriti kontributin e tyre në inflacion nga viti 2022 dhe ishin nxitësi kryesor i inflacionit në gjashtëmujorin e dytë 2022.

Në Maqedoninë e Veriut, roli i fitimeve në nxitjen e inflacionit mbeti relativisht i ulët në vitin 2021, me një kontribut mesatar prej rreth 0.7 pikë për qind./Monitor

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit