Erjon Kanolja, vëllai i Etleva Bodit, e cila u mbyt në krevatin e dhomës së gjumit nga i shoqi, ka rrëfyer se e motra ishte operuar nga apendiciti vetëm 3 ditë para ngjarjes.
Ai theksoi se një ditë përpara se bashkëshorti t’i merrte jetën 31-vjeçarja i kishte telefonuar dhe donte ta takonte.
“Në bisedën e fundit më pyeti si jam dhe më tha “kalo të rrimë pak”. Shkova pimë kafe tek shtëpia dhe çdo gjë dukej më se normale. Ika dhe ditën e nesërme ndodhi ngjarja.
Nuk pashë asnjë lloj shqetësimi. Isha sepse ishte operuar 3 ditë më para nga apendiciti. Nuk arrinte të çohej dhe shkoja e shikoja shpesh. Ishte në regjim shtrati, aty i mori jetën”, tregoi Erjon Kanolja në emisionin “Me zemër të hapur”.
“Ai kishte halucinacione!” U vra nga burri, vëllai i 31-vjeçares : E mbyti në sy të djalit