-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Biseda e fundit me të…”, motra iu mbyt nga burri, vëllai: U operua, ishte në regjim shtrati

Kryesoret

Erjon Kanolja, vëllai i Etleva Bodit, e cila u mbyt në krevatin e dhomës së gjumit nga i shoqi, ka rrëfyer se e motra ishte operuar nga apendiciti vetëm 3 ditë para ngjarjes.

Ai theksoi se një ditë përpara se bashkëshorti t’i merrte jetën 31-vjeçarja i kishte telefonuar dhe donte ta takonte.

“Në bisedën e fundit më pyeti si jam dhe më tha “kalo të rrimë pak”. Shkova pimë kafe tek shtëpia dhe çdo gjë dukej më se normale. Ika dhe ditën e nesërme ndodhi ngjarja.

Nuk pashë asnjë lloj shqetësimi. Isha sepse ishte operuar 3 ditë më para nga apendiciti. Nuk arrinte të çohej dhe shkoja e shikoja shpesh. Ishte në regjim shtrati, aty i mori jetën”, tregoi Erjon Kanolja në emisionin “Me zemër të hapur”.

“Ai kishte halucinacione!” U vra nga burri, vëllai i 31-vjeçares : E mbyti në sy të djalit

“Daja, hajde shpejt”, vëllai i Etleva Bodit që u vra nga burri në Itali: Më lajmëroi në telefon nipi 13-vjeç

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit