Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 31-vjeçare shqiptare e cila ra në koma pasi bashkëshorti i saj shqiptar, Selami Bodi 41-vjeç, tentoi të mbyste, ndërroi jetë pas 48-orësh.
Akti ndodhi pas një debati mes çiftit dhe mësohet se ai pasi pa seriozitetin e situatës lajmëroi menjëherë ambulancën dhe gruaja u dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Por mediat italiane bëjnë me dije se Etleva Bodi, 31-vjeç nuk ka mundur t’ia dalë dhe ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.
Etleva dhe bashkëshorti i saj kanë pasur një debat të dhunshëm gjatë natës të së premtes për arsye xhelozie.
Gruaja ndodhej në dhomën e saj dhe po fliste në telefon. I shoqi e kishte dëgjuar duke folur, hapi derën dhe i vuri duart në fyt duke u përpjekur ta mbyste.
Më pas, kur kuptoi se 31-vjeçarja nuk merrte më frymë, ai vetë bëri thirrje për ndihmë. Katër fëmijët e çiftit, të moshës nga 5 deri në 11-vjeç, po flinin në dhomat e tyre.
Pas mbi një orë përpjekje, punonjësit e shëndetësisë që kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje kanë arritur ta ringjallin gruan, por gjendja e saj ishte kritike.
Bashkëshorti i viktimës, u transferua në burgun Marassi (Xhenova), i akuzuar për vrasje të rëndë për shkaqe të parëndësishme.
Motive xhelozie! Shqiptari në Itali vret gruan, lë pas 4 fëmijë