-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Problem është qeveria”, Lapaj tek “5pyetjet”: E shohin shtetin si pronë private dhe opozitën si të pavlerë

Kryesoret

Aktivisti, Adriatik Lapaj i ftuar tek “5pyetjet” nga Babaramo ka folur në lidhje me situatën politike në vend pas kaosit të regjistruar ditën e sotme në seancën në Kuvend.

Lapaj gjatë fjalës së tij u shpreh se qeveria është problemi pasi e përdor shtetin si pronë private ndërsa opozitën e sheh si gjë të pavlerë.

“Nga e thëna ne te bërë na ndan një det i tërë. E shoh problem qeverinë. Te gjitha këto janë  te vërteta qe e kane shoqëruar Shqipërinë gjithmonë dhe ne 2013 kishte blerje vote, me autobus me karta.

Populli e rrëzoi atë që ishte dhe sollën këtë që është tani. Me ujë e krip ke shëllirë me ujë e sheqer del shërbet.

E përdorin shtetin si prone private. E trajtojnë opozitën si gje e pavlere. Nese nuk ka valvula demokratizuese kjo ndodh,” u shpreh Lapaj.

Ai më tej shtoi se vendi ynë nuk ka pasur kurrë demokraci dhe se në këtë Shqipëri ka vetëm hajdutëri.

“Kjo këtu është Shqiperia ne këto 32 vite e vertete mes lidhjes me hajdutërinë. Nuk ka pas demokraci kurrë ky vend.

Kleptokrani une kështu e lexoj,” u shpreh ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit