Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill ka folur në lidhje me situatën mes Kosovës dhe Serbisë ku u shpreh se propozimet për normalizim të raporteve midis tyre janë në tavolinë për ca kohë.
Hill ka bërë thirrje që Prishtina dhe Beogradi të arrijnë marrëveshje sa më parë që të jetë e mundshme.
“Mendoj në kuptim të dialogut se duhet të këtë marrëveshje – sa më parë. E dimë që elementet e marrëveshjes janë në tavolinë për ca kohë. Ka për t’u bërë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe”, ka thënë ai ndër të tjera para mediave.
Hill ka theksuar se tani është më të vërtetë koha që të ecet përpara drejt marrëveshjes finale.