-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Zgjidhet kryeministri i qeverisë së re në Malin e Zi

Kryesoret

Ligjvënësit në Malin e Zi votuan të martën për qeverinë e re gati pesë muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme.

Qeveria e kryeministrit Milojko Spajiç u votua pas një debati maratonë gjatë natës, i mbështetur nga 46 nga 66 deputetët e pranishëm në parlamentin prej 81 anëtarësh.

“Vizioni ynë është Mali i Zi si Zvicra e Ballkanit dhe Singapori i Evropës,” u tha Spajiç- deputetëve përpara votimit.

Partia e tij “Evropa tani” fitoi me një epërsi të vogël në zgjedhjet parlamentare në qershor, gjë që çoi në bisedime të gjata për të krijuar koalicion të ri.

Koalicioni i ri përfshin parti pro-ruse dhe pro-serbe, veçanërisht aleancën Për Ardhmërinë e Malit të Zi, udhëheqësi i së cilës Andrija Mandiç u zgjodh kryetar parlamenti të hënën.

Aleanca e Mandiç është kundër njohjes së  Kosovës dhe nuk mbështet sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë pas pushtimit të saj në Ukrainë.

Qeveria e re e Malit të Zi i jep fund udhëheqjes së ekzekutivit me mandat teknik të Dritan Abazoviçit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit