Kryeministri Edi Rama ka nderuar me medaljen “Ylli i Mirënjohjes Publike” kampionin e karatesë në Lojërat Europiane, Alvin Karaqi. Ai vlerësoi kampionin për gjithçka që ka bërë duke ngritur flamurin kuqezi në majën më të lartë të podiumit.
“Alvini është një djalë i veçantë. Deri në momentin që ngrihet flamuri dhe këndohet himni nuk është ajo që shohim në zhvillimin e një kompeticioni, por një histori e tërë që fillon nga zgjimet pa u gdhirë dhe mbaron çdo darkë me gatishmërinë për t’u zgjuar përsëri pa u gdhirë.
Alvini më tregoi se fle rreth 4 orë dhe se i mbyll sytë duke menduar si të hapë sa më shpejt për të vazhduar ditën tjetër. Duke bërë të dyja detyrat e veta, atë karshi profesionit të mjekut dhe pasionit të sportistit kampion” tha Edi Rama.